';
Preloader logo
Image module

Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020

Programi IPA BNK

Image module

Programi IPA BNK
Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020

Rreth Programit

Programi IPA BNK 2014-2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është rezultat i punës së përbashkët realizuar nga përfaqsuesit e të dy vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë aktorët kryesorë nga institucionet e nivelit qëndrorë, institucionet lokale të zonës së programit, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, sipërmarrës dhe organizata lokale. Një Task Forcë e përbashkët u themelua për përgatitjen e dokumentit të programit nën drejtimin dhe lidershipin e Strukturave Operuese. Kështu, programi menaxhohet nga këto Struktura Operuese – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian në Malin e Zi dhe Ministria e Integrimit Europian e Republikës së Shqipërisë.

Procesi i programimit filloj në muajin Korrik 2013 dhe vazhdoj deri në fund të muajit Maj 2014. Programi u konceptua dhe përgatit nëpërmjet një procesi konsultativ që përfshiu aktorë lokal dhe përfitues potencial nga të dy anët e kufirit. Pyetsorë të posaçëm u përgatitën nga CBIB+ dhe u shpërndanë nga SO-të me mbështetjen edhe të SPT tek institucionet në nivel qëndrorë dhe lokal, OJF, dhe të gjithë aktorët e interesuar për të mbështetur përgatitjen e analizës PESTLE dhe SWOT duke siguruar kështu një nga indikatoret për identifikimin e prioriteteve të përbashkëta të zonës ndërkufitare.

Nga 140 pyetsorë të shpërndarë (70 në Shqipëri dhe 70 Malin e Zi), 91 prej tyre u plotësuan. Përqindja e përgjigjeve në pyetsorë ishte 65%. Intervista sqaruese u organizuan gjithashtu, prej të cilave – 34 në Shqipëri dhe 9 në Malin e Zi. Drafti i parë i dokumentit të programit u dorëzua tek Komisioni i BE me datë 15 Nëntor 2013. Gjatë muajit Dhjetor 2013 dy takime prezantuese u mbajtën me përfaqsues të Qeverisjes Vendore në kuadër të procesit për konsultim publik, në Shkodër dhe Lezhë, ku morën pjesë nga 15 persona. Nga ana tjetër konsultime publike u mbajtën edhe në Bijelo Polje të Malit të Zi gjatë muajit Tetor 2013 me pjesëmarrjen e 15 personave.

Gjatë periudhës Mars-Prill 2014 një raund tjetër i gjerë takimesh dhe konsultimesh publike u organizua nga OS Shqiptare në bashkpunim me CBIB+ me qëllim prezantimin e draftit të dytë të dokumentit për programin ndërmjet Shqipërise dhe Malit të Zi para shoqërise civile, universiteteve, qeverisjes vendore etj, në rajonet që janë edhe zona të lejuara në program.  Përfaqsuesit e shoqërise civile dhe të qeverisjes vendore i mbështetën fuqimisht prioritetet tematike të propozuara/përzgjedhura për këtë program dhe gjithashtu dhanë detaje shtesë mbi nevojat specifike të rajoneve të cilat më pas u reflektuan në dokumentin e programit. Për me tepër, në mënyrë që të koordinohej procesi edhe në nivel kombëtar, një takim konsultativ u organizua me përfaqsues të ministrive të ndryshme në Shqipëri mbi prioritetet tematike dhe aktivitetet e propozuara të programit. Programi ndërkufitarë Mal i Zi – Shqipëri për vitet 2014-2020 u miratua me datë 10 Dhjetor 2014.

RRETH PROGRAMIT

ENG | MNE | ALB